PrivChat

një bisedë mbi teknologjinë, të drejtat e njeriut,
dhe lirinë në internet, sjellë për ju nga Projekti Tor

PrivChat është një varg veprimtarish mbledhjeje fondesh për të mbledhur dhurime për Projektin Tor. Përmes PrivChat-it do t’ju sjellim informacion të rëndësishëm të lidhur me ç’ndodh në teknologji, në të drejtat e njeriut dhe lirinë në internet, duke sjellë ekspertë të bisedojnë me bashkësinë tonë.


Kapitulli #1 - Privatësi Internetore më 2020: Aktivizëm & COVID-19

Shiheni

Kur pandemia COVID-19 goditi shumicën e vendeve në botë, mjaft qeveri kërkuan për teknologji për ndjekjen e përhapjes së virusit, me qëllim që të luftonin pandeminë. Praktikat dhe teknologjitë e ndjekjes së kontakteve sollën mjaft pyetje rreth privatësisë, veçanërisht: është e mundur të ndiqet virusi, teksa respektohet privatësia e njerëzve? Tani, në mes të lëvizjeve kundër racizmit sistemik në ShBA, pasuar nga protesta anembanë botës, pyetje qendrore rreth ndjekjes së kontakteve privatësisë dhe survejimit bëhen kritike. A mundet të përdoret për të ndjekur protestuesit teknologjia e përdorur për të ndjekur virusin? A do të përdoret? Për PrivChat-in tonë të parë fare, Projekti Tor ju sjell tre të ftuar të mahnitshëm, për të biseduar me ju mbi privatësinë në këtë kontekst.

Organizatore

Roger Dingledine

Roger Dingledine

Roger Dingledine është bashkëthemelues dhe president i Projektit Tor, një ent jofitimprurës që zhvillon software të lirë dhe me burim të hapët për të mbrojtur njerëzit nga gjurmimi, censurimi dhe survejimi internetor.
Nga njëra anë, Roxheri punon me gazetarë dhe veprimtarë në disa kontinente, për t’i ndihmuar të kuptojnë dhe mbrohen prej kërcënimeve me të cilat përballen. Më anë tjetër, ai është kërkuesi udhëheqës në fushën e anonimitetit internetor, që bashkërendon dhe udhëheq kërkues akademikë që merren me tema të lidhura me Tor-in. Që nga 2002-shi ai ka ndihmuar të organizohet Simpoziumi i përvitshëm ndërkombëtar i Teknologjive Zgjeruese të Privatësisë (PETS).
Mes arritjesh të tjera, Roxheri qe zgjedhur nga MIT Technology Review si një nga 35 novatorët kryesues nën moshën 35 vjeç, qe bashkëhartues i artikullit të konceptimit të Tor-it, i cili fitoi “Test of Time” për Sigurinë, nga Usenix, si dhe është dalluar nga revista Foreign Policy si një nga 100 mendimtarët kryesues globalë, sipas revistës.

Pjesëmarrës

Carmela Troncoso

Carmela Troncoso

Carmela Troncoso është profesoreshë asistente në EPFL (Zvicër), ku drejton laboratorin SPRING. Është diplomuar në Inxhinieri Telekomunikacioni nga Universiteti i Vigos (2006) dhe një doktoraturë në inxhinieri prej KU Leuven (2011). Para ardhjes në EPFL qe pjesë e trupës akademike në IMDEA Software Institute (Spanjë) për 2 vjet; drejtuese teknike për privatësinë dhe sigurinë në Gradiant për 4 vjet, në bashkëpunim të ngushtë me industrinë për t’i dhënë tregut zgjidhje të sigurta dhe me privatësi, miqësore ndaj përdoruesve; si dhe kërkuese post-doktorature në grupin COSIC.
Kërkimet e Karmelës përqendrohen në sigurinë dhe privatësinë. Teza e saj e doktoraturës “Metoda konceptimi dhe analizimi për teknologji privatësie” u vlerësua me çmimin “Teza Më e Mirë e Doktoraturës” mbi Siguri dhe Administrim Besimi, nga Konsorciumi Evropian e Kërkimeve Informatike dhe Matematike dhe puna e saj në fushën inxhinierike të privatësisë është vlerësuar me çmimin e Mbrojtjes së Privatësisë për 2017-n ngaCNIL-INRIA. Ajo publikon rregullisht në takimet më prestigjioze për sigurinë (p.sh., Konferenca ACM mbi Sigurinë e Kompjuterave, apo Simpoziumi USENIX për Sigurinë) dhe privatësinë (Teknologji që Thellojnë Privatësinë).

Daniel Kahn Gillmor

Daniel Kahn Gillmor

Daniel Kahn Gillmor është një Senior Staff Technologist për projektin Speech, Privacy, and Technology Project të ACLU-së, i përqendruar mbi mënyrën se si infrastruktura jonë teknike i jep formës shoqërisë dhe ndikon te liritë qytetare.
Si zhvillues software-i të lirë dhe anëtar i projektit Debian, ai jep ndihmesë te mjete themelore që u japin formë mundësive të mjedisit tonë të pasur me informacion.
Si një pjesëmarrës në IETF ai punon për krijim brezash të rinj protokollesh të kriptografisë dhe punimit në rrjet, të konceptuar dhe optimizuar për privatësi dhe siguri. Ai është një mbrojtës anti-survejim i privatësisë, drejtësisë, fjalës së lirë dhe sovranitetit të të dhënave. Daniel-i është i diplomuar për programin e shkencave kompjuterike të universitetit Brown University.

Matt Mitchell

Matt Mitchell

Matt Mitchell është një hacker dhe Tech Fellow në fondacionin The Ford Foundation. Mati punon me ekipet BUILD dhe Teknologjia dhe Shoqëria, në Ford Foundation, për të hartuar strategji sigurie dixhitale, oferta asistence teknike dhe masa parrezikshmërie dhe sigurie për partnerë që kanë marrë grante nga fondacioni.
I përkushtuar përdorimit të aftësive të tija dixhitale — si hacker, zhvillues, stërvitës operacional për sigurinë, kërkues sigurie dhe gazetar të dhënash — për të mirën, Mati ka punuar në pozicione të ndryshme në zonën ku mbivendosen teknologjia dhe drejtësia shoqërore. Ish-drejtor i “Parrezikshmëria & Privatësia Dixhitale” për Tactical Tech (i njohur edhe si Tactical Technology Collective). Mati formuloi përpjekjet kryesuese për trajnime sigurie, programet e studimit dhe sigurinë organizative për Tactical Tech lidhur me misionin e tyre të rritjes së ndërgjegjësimit mbi privatësinë, furnizimit të mjeteve për sigurinë dixhitale dhe mobilizimin e njerëzve për ta shndërruar informacionin në veprim.
Matt is a well known security researcher, operational security trainer, and data journalist who founded & leads CryptoHarlem, impromptu workshops teaching basic cryptography tools to the predominately African American community in upper Manhattan.

Dhurimet tuaja e bëjnë të mundur këtë seri dhe punën tonë në Tor.

Rruga më e mirë për të përkrahur punën tonë është të bëheni një dhurues i përmuajshëm.