një bisedë mbi teknologjinë, të drejtat e njeriut, dhe lirinë në internet, sjellë për ju nga Projekti Tor
PrivChat është një varg veprimtarish mbledhjeje fondesh për të mbledhur dhurime për Projektin Tor. Përmes PrivChat-it do t’ju sjellim informacion të rëndësishëm të lidhur me ç’ndodh në teknologji, në të drejtat e njeriut dhe lirinë në internet, duke sjellë ekspertë të bisedojnë me bashkësinë tonë.
Kapitullir #4 - 25-vjetori i Rrugëzimit Onion
Kremtoni 25 vjet të rrugëzimit Onion me Tor!
31 maji i 2021-shit përkon me 25 vjetorin e paraqitjes së parë publike të rrugëzimit Onion, në Kembrixh, Britani e Madhe, në institutin Isaac Newton Institute, gjatë Seminarit të parë të Fshehjes së Informacionit.
Jeni i ftuar të kremtoni këtë çast të veçantë me ne, për të biseduar rreth fillimeve të rrugëzimit Onion dhe se si ideja u shndërrua në Tor dhe se si lindi më pas Projekti Tor. Me ne do të jetë Paul Syverson, një nga autorët e artikullit të parë mbi rrugëzimin Onion, tk me bashkëthemeluesit e Projektit Tor, Roger Dingledine dhe Nick Mathewson.
Do të reflektojmë mbi ditët e para të rrjetit me rrugëzim Onion në Laboratorin e Kërkimeve Detare të ShBA-së (NRL). (Atëbotë, lidhjet e rrugëzuesit Onion kalonin përmes pesë nyjash, në vend se të tre nyjave të Tor-it të tanishëm!) S’është e fshehtë se koncepti i rrugëzimit Onion e pat fillesën në (gjendet te faqja jonë e historikut), por ka shumë më tepër gjëra që duan të ndajmë me ju rreth se si zuri fill Tor-i dhe udhën që kemi bërë në 25 vjetët e fundit.
Gabriella Coleman – antropologe, autore dhe anëtare e këshillit të Tor-it – do të jetë me ne si drejtuesja dhe moderatorja. Ejani me ne për një edicion kremtues të PrivChat-it për të përkujtuar 25 vjetorin e rrugëzimit Onion.
Gabriella (Biella) Coleman zë postin Wolfe Chair in Scientific and Technological Literacy në McGill University. Diplomuar si antropologe, studimet e saj mbulojnë politikën, kulturën dhe etikën e hack-mit. Ajo është autore e dy librave mbi hacker-a kompjuterash dhe themeluese dhe kryeredaktore e Hack_Curio, një portali videosh mbi kultura hack-imi (mund të mësoni më tepër rreth projektit here). Aktualisht po merret me një libër sprovash mbi hacker-at dhe shtetin dhe do të japë material nga libri te 2020 Henry Morgan Lectures.
Libri i saj i parë Coding Freedom: The Ethics and Aesthetics of Hacking u botua më 2013-n nga Princeton University Press. Mandej botoi Hacker, Hoaxer, Whistleblower, Spy: The Many Faces of Anonymous (Verso, 2014), i cili u zgjodh si një nga Kirkus Reviews Best Books of 2014 dhe u vlerësua me çmimn Diana Forsythe Prize by the American Anthropological Association.
E përkushtuar ndaj etnografisë publike, ajo e paraqet rregullisht veprën e saj për publikë të larmishëm, jep mësim në nivel të mesmeje dhe të larte dhe ka shkruar për organe popullore mediatike, përfshi New York Times, Slate, Wired, MIT Technology Review, Huffington Post dhe Atlantic. Është anëtare e këshillit të Projektit Tor.
CV, hollësi kontakti, përfshi kyç PGP, si dhe foto në cilësi të lartë mund të gjenden këtu.
Roger Dingledine është president dhe bashkëthemelues i Projektit Tor, një ent jofitimprurës që zhvillon <em>software</em> të lirë dhe me burim të hapët për mbrojtjen e njerëzve nga gjurmimi, censurimi dhe survejimi internetor. Ai punon me gazetarë dhe veprimtarë në disa kontinente për t’u ndihmuar të kuptojnë dhe të mbrohen nga kërcënimet me të cilat përballen. Roxheri u zgjodh nga revista MIT Technology Review si një nga 35 novatorët kryesues nën moshën 35, qe bashkautor në artikullin e konceptimit të Tor-it, i cili fitoi çmimin “Test of Time” për Sigurinë nga shoqata Usenix dhe është deklaruar nga revista “Foreign Policy” si një nga 100 mendimtarët kryesues mbarëbotërorë.
Ai është një hartuesit origjinalë të Tor-it dhe është ekspert në sendërtim teknologjish anonimitetit. Zuri të punojë vullnetarisht në programim për Tor-in më 2002-shin, u bë zhvilluesi kryesor më 2007-n dhe kaloi drejtues i hartimit të software-it më 2012-n. Niku qe me rëndësi të dorës së parë në shkrimin e specifikimeve të plotë të protokollit Tor, të cilat u kanë lejuar kërkueseve të bazojnë punën e tyre në themele të forta dhe ka lejuar shumë sendërtime të pavarura të protokolleve Tor.
Shpikësi i rrugëzimit Onion, krijues i Tor-it, autor i një libri dhe mbi njëqind artikujsh <em>peer-reviewed</em>, drejtues i mjaft konferencave mbi sigurinë dhe privatësinë, udhëtar i ardhshëm me njëçikletë -- zotërues i disa diplomave studimesh të thelluara në filozofi dhe matematikë. Poli është themelues i simpoziumit Teknologji Që Zgjerojnë Privatësinë dhe i Praktikave ACM për Privatësinë në Shoqërinë Elektronike. Ai është gjithashtu një nga të parët e EFF-së, si dhe një anëtar shok i ACM-së. Gjatë tre dhjetëvjeçarëve të tij si matematikan në Laboratorin e Kërkimeve Detare në Sh.B.A. ka qenë edhe një studiues i fituar, në institucione në ShBA dhe Evropë.
Rruga më e mirë për të përkrahur punën tonë është të bëheni një dhurues i përmuajshëm.